Shijak, gruaja vetëvaret në kasollen e bagëtive

Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Shijak. Një 52-vjeçare nga fshati Likesh, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të së hënës.
Sipas policisë së Shijakut, shtetasja me inicialet R. Ç., është gjetur nga familjarët e saj, e vetëvarur në kasollen e bagëtive.
Nga dëshmitë e para mësohet se gruaja kurohej prej kohësh, pasi vuante nga depresioni.
Ndërkaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...