Bujanovci ishte ndalesa e parë e presidentit Bujar Nishani në Luginën e Preshevës. Mijëra banorë kishin dalë me flamuj kombëtarë për të pritur Kreun e Shtetit shqiptar, në të parën vizitë të një presidenti shqiptar në detyrë në luginën e Preshevës.
Në komunën ku 62 për qind e banorëve janë shqiptarë, një prej problemeve kryesore është arsimimi në gjuhën amtare për shkak të mungesës së teksteve shkollore. Ky shqetësim iu përcoll presidentit Nishani nga kreu i Komunës, Shaip Kamberi.
Pavarësisht se dy kryeministrat Rama e Vuçici kanë rënë dakord, edhe pse vete kushtetuta serbe e lejon furnizimin me tekste shkollore nga shteti ame për pakicat, konkretisht akoma ky proces nuk është realizuar. Nxënësit shqiptare vijojnë ende të mësojnë me tekstet e vitit 1974.
Teksa ndau këtë shqetësim me krerët lokalë presidenti Nishani kërkoi që burokracitë e krijuara nga institucionet te ndryshme te marrin fund.
Më pas Kreu i Shtetit shqiptar zhvilloi takim me përfaqësues të partive politike nga Presheva, Medvegja e Bujanovci si dhe nënkryetarin serb të komunës së Bujanovcit. Nishani e Arsiç ranë dakord se banorët e Luginës nuk duhet të largohen por të ndërtojnë standardin europian aty ku jetojnë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












