Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur as këtë të hënë të bëjë ballafaqimin e Emiliano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqaj, ku ky i fundit ka denoncuar Shullazin se e ka kërcënuar me jetë duke i marrë para.
Shkak për shtyrjen e seancës së ballafaqimit është bërë kërkesa e mbrojtjes së të pandehurve se Beqaj duhet së pari të ballafaqohet me persona të tjerë e më pas me të arrestuarit.
Nga ana tjetër ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka kërkuar nga Gjykata të njoftoj Ministrin e Drejtësisë për të gjetur një zgjidhje ligjore pasi prej më shumë se 2 muaj procesi është i bllokuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












