Një furtunë që zgjati më shumë se 30 minuta paraditen e sotme shkaktoi panik tek banoret e Librazhdit.
Për shkak të erës së fortë, në qytet janë thyer pemë, xhama lokalesh dhe janë rrëzuar tenda.
Në qytet është shkaktuar kaos dhe automjetet kanë ndaluar lëvizjen për disa minuta. Për fat nuk pati dëme në jetë njerëzish por vetëm materiale, në banesa e lokale, shkruan ABCNews.
Situatë të rëndë ka pasur edhe në rrugën Elbasan – Librazhd. Në vendin e quajtur Murrash ka pasur rrëshqitje të gurëve dhe të shkëmbinjve.
Në një kilometër situata është e rëndë dhe policia vuri postblloqe për të kontrolluar qarkullimin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












