ALDO BARE NË PRAG TË LIRIMIT, I SHPËTON BURGIMIT TË PËRJETSHËM

Shares

Ish-kreu i Bandës së Lushnjes, Aldo Bare, nuk do vuajë dënimin me burgim të përjetshëm.
Ka qenë vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila ka rikthyer dosjen për rigjykim në Gjykatën e Lartë.
Kushtetuesja thotë në vendimin e saj se ka konstatuar shkelje të proceduriale në dosjen në ngarkim të Aldo Bares. 
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr. 17, datë 28. 03. 2011 ka vendosur: “Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal e dënon të pandehurin Aldo Bare (Alfred Shkurti) me burgim të përjetshëm, duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit”.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr. 54 datë 03. 10. 2011 ka vendosur:
“Prishjen e vendimit nr. 17, datë 28. 03. 2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues”.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, në datën 24. 10. 2011, ka paraqitur rekurs Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me anën e të cilit ka kërkuar: Prishjen e vendimit nr. 54, datë 03. 10. 2011 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në të njëjtën gjykatë, me trup tjetër gjykues.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, në datën 31. 10. 2011, nëpërmjet avokatit të tij, ka paraqitur rekurs i gjykuari Aldo Bare (Alfred Shkurti), me anën e të cilit ka kërkuar: Prishjen e vendimit nr. 54, datë 03.10.2011 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, dhe pushimin e çështjes për Aldo Bare (Alfred Shkurti), duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në 25. 01. 2012, “bazuar në nenin 441/ç të Kodit të Procedurës Penale, ka vendosur prishjen  vendimit nr. 54, datë 03.10.2011 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me një tjetër trup gjykues”.

Me këtë vendim Gjykata e Lartë
duke rrëzuar atë të Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi, “burgimin e përjetshëm” të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.
Por, Gjykata Kushtetuese nuk është dakord me këtë vendim, e cila në 31. 01. 2017, me shfuqizimin e Vendimit të Gjykatës së Lartë dhe të Shkallës së Parë, shfuqizon dënimin me burgim të përjetshëm të Aldo Bares.
DRONI.al

alvb

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...