Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillojnë një takim në Kryesinë e Kuvendit pak para nisjes së seancës parlamentare për Vetingun.
Takimi ka nisur pas konferencës së kryetarëve. Mësohet se temë e takimit është vetingu. Ndërkohë, ditën e sotme nuk do të ketë pjesëmarrje të opozitës në parlament.
Një tjetër takim u zhvillua sot ne mesditë mes krerëve të mazhorancës tek Vila 30 ku ishin të pranishem Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa, kryetari i grupit parlamentarë të PS Gramoz Ruçin dhe ministri i Drejtesise Petrit Vasili.
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi nuk dha të dhëna në lidhje me emrat e propozuar për institucionet e vettingut. “Për emrat ndiqni seancën e sotme në Parlament”, tha ai.
Vlen të theksojmë se Partia Demokratike nga ana e saj ka deklaruar se nuk do të jetë e pranishëm në Kuvend.
Ndersa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u ka dërguar nje letër sot krerëve të grupeve parlamentare ku u kërkon që deri në orën 16:00 të dërgojnë emrat e anëtarëve për komisionin e vettingut. Në ligjin për Vettingun thuhet se ky komision përbëhet nga gjashtë anëtarë, 3 nga maxhoranca dhe tre nga opozita.
Por Partia Demokratike ka paralajmëruar bojkotin e kësaj procedure.Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












