Tiranë, sherr masiv me thika te pedonalja, plagosen për një femër dy 24-vjeçarë

Shares

Një sherr masiv ka ndodhur mesditën e sotme te pedonalja në Tiranë.
Burime nga policia e kryeqytetit thanë se, rreth orës 14:20, në rrugën “Murat Toptani”, ka pasur një konflikt midis disa personave, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur me thikë, dy të rinj A. S., 24 vjeç dhe E. E., 24 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Nga hetimet paraprake, mësohet se një femër mund të ketë qenë shaktare e sherrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...