Komisioni i Ekonomisë ka shtyrë shkarkimin e Drejtoreshës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi.
Shkak është bërë mungesa e kuorumit, pasi deputetët e LSI, anëtarë të Komisionit nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje.
Kërkesa për shkarkimin e kreut të AMF është bërë nga anëtarët e bordit të AMF, të cilët rendisin edhe një sërë provash ku Drejtoresha Shehi ka shkelur ligjin në vendimmarrjet e saj dhe emërimet në Departamente.
Shkresa mban datën 22 shkurt, kur në mbledhjen e Bordit, katër nga pesë anëtarët kanë votuar pro shkarkimit edhe kanë përcjellë prova lidhur me kryerjen e veprimtarive në kundërshtim me ligjin nga drejtoresha Shehi.
Në kërkesë argumentohet se Shehi ka refuzuar zbatimin e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, rishikimin e rregullores mbi marrëdhëniet e punës, ka ushtruar kompetencat e bordit, duke emëruar dhe shkarkuar Drejtorë të Drejtorive dhe Departamenteve.
Përplasjet mes kryetares së AMF dhe anëtarëve të bordit janë bërë publike në mesin e vitit të kaluar, dhe ato lidheshin me vendimmarrjen dhe rekturimet në institucion.
Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike Basha tha se kjo është një hakmarrje politike e Ramës.
Ai akuzoi Kryeministrin se ka nisur një operacion kombëtar dhe ndërkombëtar për pastrimin e parave të pista të politikës dhe krimit para zgjedhjeve të 18 qershorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












