Shtyhet seanca për Tom Doshin dhe Mark Frrokun

Shares

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Lartë për Tom Doshin, Durim Bamin e Mark Frrokun.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e njërit prej gjyqtarëve.
Gjykata e Lartë ka njoftuar se seanca është shtyrë për në datën 20 mars.
Durim Bami është i bashkëpandehur me Mark Frrokun dhe Tom Doshin, të akuzuar për deklarim të rremë në lidhje me një skenar për vrasjen e deputetit Tom Doshi dhe deputetit tjetër Mëhill Fufi.
Durim Bami akuzohet për pastrim parash, pasi dyshohet që nëpërmjet kontratave për shitblerje dhe dhënie me qira apartamentesh ka tentuar të justifikojë të ardhura që nuk u dihet burimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...