Gjykata e Shkodrës vendosi sot dënimin me 23 vjet burg për Xhoana Hilën, e cila bashkë me të dashurin e saj Erando Qatipi akuzohen për vrasjen e gjyshes së saj Angje Hila, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.
Ndërkohë Gjykata dënoi me 20 vjet burg Erando Qatipin.
Plaka 82-vjeçare u ekzekutua nga çifti i të rinjve në banesën e saj. Ajo u mbyt me jastëk dhe më pas Qatipi dhe Hila i kanë marrë asaj disa bizhuteri floriri, dy unaza, një orë floriri dhe një shumë të hollash (lekë).
Në gjykatë vajza ka deklaruar se vrasja u krye nga Erando Qatipi pasi ishte nën efektin e alkoolit.
Sipas prokurorisë dhe policisë së Shkodrës 32-vjeçarja Xhoana Hila, nënë e një fëmije së bashku me të dashurin e saj kanë vrarë 82-vjeçaren Angje Hila në banesën e të moshuarës.
Viktima u gjet e pajetë më 22 shkurt të 2015 në shtëpinë e saj në qytetin e Shkodrës.
Asokohe policia ngjarjen e zbardhi pa autor të dyshuar, ndërsa vijoi punën në rrugë operative për identifikimin dhe arrestimin e tyre.
3 muaj pas ngjarjes, në 23 maj, blutë arrestuan mbesën e viktimës Xhoana Hila dhe të dashurin e saj Erando Qatipi.
Në 2013 Xhoana Hila ishte kandidate për deputete në qarkun e Shkodres, e 11 në listën e Partisë Aleanca Demokristiane.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












