Komuniteti shqiptar në Belgjikë zhvilloi sot një protestë në Bruksel i cili do të jetë në mbështetje të protestave qytetare që po zhvillohen në Shqipëri që prej 18 shkurtit.
Qëllimi i këtij manifestimi është sensibilizimi i institucioneve europiane për rrezikun e votës së lirë dhe demokracisë në Shqipëri.
Manifestimi u zhvillua në Sheshin “Schuman”, përballë Komisionit Europian në Bruksel. Protestuesit kërkuan zgjedhje të lira, qeveri teknike dhe kanë thirrur në kor “Rama ik”.
Në fund të manifestimit ata i dorëzuan edhe një petiticion Presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker. Burime nga protesta thanë se peticioni iu dha në dorë në zyrën e tij shefit të kabinetit të Presidentit, z. Martin Selmayer.
Në peticion i kërkohet BE të mos mbyllë njërin sy për situatën e rëndë të parave të drogës dhe kriminalitetit në Shqiëpri përmes të cilëve qeveria po kërkon të blejë zgjedhjet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












