Prej dje, një “tezë” e emërimit të PDIU si opozitë, nga kryeminsitri Edi Rama, nuk ka kaluar pa komente. Efektet e pritshme nga ky “emërim” lidheshin me zhbllokimin e procesit të ngritjes së komisionin ad hoc të Vettingut, në kushtet kur opozita ka paralajmëruar mosbërje pjesë e mbledhjeve të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare të Kuvendit.
Por sot, ka qenë PDIU vetë, që nuk ka lejuar të keqpërdoret me rolin e “opozitares”, ndërsa duke konfirmuar rreshtimin e saj në mazhorancë, ka propozuar edhe kandidatin e saj, Shpëtim Idrizin, si anëtar të komisionit ad hoc, i cili përbëhet nga 3 anëtarë të mazhorancës dhe 3 të opozitës. Priten emrat, kandidatë, nga PS dhe LSI për këtë komision ad hoc.
DRONI al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












