Parlamenti kthen listat e vettingut tek Avokati i Popullit, nuk është në ligj

Shares

Mazhoranca i kërkoi sërish Avokatit të Popullit që të rishikonte listën e kandidatëve të përzgjedhur në listën e vettingut.

Sipas kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Avokati i Popullit solli 21 kandidatë për 27 vende.

Ndërsa 70 kandidatë kanë mungesë dokumentacioni, Avokati i Popullit përgjatë një jave duhet t’u kërkojë kandidatëve që janë përjashtuar nga gara të plotësojnë dokumentacionin, thuhet në kërkesën e mazhorancës drejtuar Avokatit.

Kjo kërkesë nuk përmendet si një mundësi në ligj për të riseleksionuar edhe njëherë ata që ndërkohë janë kontrolluar. Kuvendi ndërkaq ka të drejtë që të përzgjedhë nga të dy listat kur e gjen të nevojshme apo të drejtë vendimin e tij, por nuk ka të drejtë ta bëjë këtë përzgjedhje me duart e Avokatit të Popullit.

Kërkesa për avokatin e Popullit u votua nga 81 deputetët, Blushi dhe Hafizi ishin kundër.

Rendi i ditës për seancën e sotme plenare ka qenë vendimarrje mbi procesin e vettingut, 2 projektvendimrt nuk u diskutuan:

1.Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të
gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me
shumicë të thjeshtë)

2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e
kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin
kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore,
votim me shumicë të thjeshtë)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...