Parlamenti vendosi të shtyjë ngritjen e komisioneve të vettingut duke e rikthyer procesin tek Avokati i Popullit fill pasi ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Kuvendit.
Mungesa e opozitës në Kuvend detyroi mazhorancën të shtynte procesin për shkak se se në fillesë të tij është ngritja e komisionit ad hoc ku opozita duhet të sjellë tre emra.
Cdo veprim i mëtejshëm bllokohet nëse opozita nuk merr pjesë në proces përmes krijimit të këtij komisioni.
Pritet që pas pak Parlamenti do i kërkojë Avokatit të Popullit të rivlerësojë kandidaturat, duke i rikthyer listen me kandidate.
Ky vendim erdhi pas dy takimeve të mazhorancës, një në mesditë dhe një tjetër në orët e mbrëmjes.
Kishte zëra nga mazhoranca që në vend të PD parlamenti do të thërriste PDIU si parti e tretë. Fatmirësisht mazhoranca nuk i hyri këtij skenari që ishte sugjeruar nga Spartak Ngjela pak orë më parë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












