Lulzim Basha, ja kujt i thashë “Bullshit”, e ngatërroi media

Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot media afër qeverisë i delegoi një shprehje të tij për Mogherinin ndërkohë që ajo fjalë nuk i drejtohej zyrtares së lartë të BE-së. “Është një stilim i medieve afër qeverisë, fjala ishte për kryeministrin Rama që përpiqet të manipulojë miqtë e Shqipërisë. Bull shiter është fjala për kryeministrin e vendit, Edi Rama”, tha Basha.

Gjatë një interviste për Top Story ai komentoi edhe takimin me Mogherinin. “Takimi im me Mogherinin ka qenë shumë i rëndësishëm pasi pata mundësi ta informoja për gjendjen. Gjithkush e di se asnjë person i vetëm nuk mund të hapë negociata me Shqipërinë. Ka pesë kushte ku janë shtuar edhe zgjedhjet, dekriminalizimi dhe lufta kundër drogës.

Kjo duhet tu thuhet shqiptarëve, pasi nuk duhet të trajtohen shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë. Nuk janë majmunë, majmunë janë ata që që i trajtojnë kështu shqiptarët”, tha Kryetari i PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...