EMRI/ Tiranë, vdes diplomati i lartë gjerman

Shares

Një diplomat i lartë i Gjermanisë ka ndërruar jetë në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm është gjetur i pajetë në banesën e tij, Michael Gumprich, 54 vjeç zyrtar i ambasadës gjermane në Tiranë, thanë burime nga policia.
Gumprich jetonte në një banesë me qira në rrugën e Bogdanëve, jo shumë larg nga ambasada. 54-vjeçari ishte në Tiranë me detyrën sekretarit të dytë të ambasadës së Gjermanisë në Shqipëri.
Trupi është gjetur në banesën e tij dhe nga të dhënat e para mësohet se në trup nuk ka pasur shenja dhune, apo shenja të tjera që mund të çojnë në dyshimet e një krimi.
Trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për këqyrjen e kufomës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...