Prokuroria nis procedimin penal për Alma Hickën

Shares

Prokuroria e Tiranës, ka regjistruar procedimin penal ndaj Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit Alma Hicka, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Hetimi ka nisur pas kallëzimit të Partisë Demokratike ndaj saj, pasi nuk ka pranuar të dëshmojë në komisionin parlamentar të ngritur nga opozita për marrëveshjen mes Ministrisë së Energjietikës me kompanin çeke, CEZ shpërndarja. Në kallëzim, thuhet se Hicka edhe pse është thirrur disa herë për të dëshmu në komision, nuk ka pranuar të japë shpjegime për marrëveshjen e shtetit shqiptar me CEZ-in, ku vetë ajo është një nga firmëtarët e kësaj marrveshje.

Opzita prej kohësh ka ngritur një komision parlamentar, me pretendimin se shtetit shqiptar i janë shkaktuar miliona euro dëm, për marrveshjen e prishjes së kontratës së privatizimit mes shtetit dhe CEZ-shpërndarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...