Zyra e BE në Tiranë ka shpërndarë për mediat një axhendë të pjesshme të Komisioneres me Jashtë të BE, Frederica Mogherini në Tiranë gjatë ditës së nesërme.
Në axhendën e publikuar nga zyra e Vlahutinit thuhet se Mogherimi do të ketë një fjalim me studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe më pas një takim me Kryeministrin Rama ku do të ketë edhe një deklaratë për mediat.
Mogherini vjen nesër pasdite në Tiranë fill pas mbylljes së vizitës në Serbi.
Zyra e shtypi ka fshehur takimin me Bashën duke dhëne vetëm takimet ku është prezent Vlahutini dhe jo atje ku ajo nuk mirëpritet. Rasti i Ambasadores Vlahutin është i rrallë në shembujt e përfaqësimit diplomatik të Brukselit ku një ambasadore refuzohet në takimet bilaterale mes BE dhe zyrave politike të një vendi.
Ja edhe njoftimi që vjen nga zyra e BE:
Gjeni me poshte, paraprakisht, oraret e dy takimeve te neserme te HR/VP Mogherini ne Tirane te hapura per mediat.
17:30 – 18:30 Fjalim para studenteve ne Universitetin Politeknik te Tiranes.
20:15 – 20:30 Deklarate per media (pa pyetje) me Kryeminstrin Rama ne kryeministri.
Per mundesite e filmimit (photo opportunity) per takimet e tjera zyrare, do te njoftoheni nga autoritetet pritese vendase, ndersa nje njoftim me i detajuar do ju dergohet dhe nga Delegacioni serish neser, para mberritjes se Mogherinit ne Tirane. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











