Votimi në Kuvend, mungojnë aleatët deputetët e PS kthehen nga rruga

Shares

Pavarësisht se Gramoz Ruçi porositi deputetët e PS-së të mos largohen jashtë vendit deri në përfundim të bojkotit të opozitës, për të mos rrezikuar votimin, parlamentit këtë të enjte iu deshën 90 minuta për të miratuar ligjet.
E kjo, jo për shkak të debatit, por mungesës së deputetëve.
Aleatët e majtë LSI e PDIU ishin të pakët në numër duke detyruar socialistët të presin rreth 1 orë e gjysmë deri sa të bënin kuorumin e nevojshëm për të hedhur ligjet në votim.
Kryeministrit Rama dhe deputetëve Braçe e Stërkaj iu desh të vinin në seancë në minutat e fundit për të plotësuar numrat, disa prej tyre duke u kthyer dhe nga rruga.
Nga LSI mungonin Petrit Vasili, Monika Kryemadhi dhe Ylli Shehu ndërsa në radhët e PDIU, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe Aqif Rakipi.
Mungesë mori dhe Eduard Ndocaj i njohur ndryshe si “Kaubojsi”, ndërsa vendi i lënë bosh nga Armando Prenga ende nuk është plotësuar nga radhët e LS-së.
Pavarësisht vështirësive mazhoranca arriti të plotësonte rreth orës 15:00, 74 vota për të miratuar ligjet e rendit të ditës.
Të hënën, Gramoz Ruçi u dha ultimatum deputetëve të PS-së të mos shkëputen nga seance dhe kategorikisht të mos udhëtojnë jashtë vendit për të mos rrezikuar hasjen e situatave si e këtyre 2 të enjteve të fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...