Për të luftuar kultivimin e hashashit qeveria ka ngritur një Task Force, e cila përgatiti strategjinë kombëtare 2017 – 2020. Në këtë strategji parashikohet përfshirja e të gjitha ministrive në luftën kundër kanabisit, ndërsa në krye është zëvendëskryeministri Niko Peleshi.
Emrat e përdoruesve të drogës do të shënohen në një regjistër, që do t’i shërbejë policisë për gjetjen e shitësve të lëndëve narkotike. Pas shpërthimit që pati kultivimi i kanabisit në vitin 2016 në të gjithë Shqipërinë, qeveria do të hartojë një strategji kombëtare, ku do të angazhohen edhe ministria e Shëndetësisë që ka për detyrë identifikimin e përdoruesve, ministria e Bujqësisë që do të rrisë ndihmat në fara dhe bagëti që fermerët të largohen nga kultivimi i kanabisit, apo ministria e Arsimit dhe ajo e Mirëqenies Sociale duke pasur një peshë në këtë lufte.
Ende është e paqartë si do të arrihet te shitësit e drogës përmes përdoruesve, pasi policia duhet të mbajë nën vëzhgim apo të përgjojë në këtë rast persona qe nuk kanë kryer asnjë vepër penale, siç janë përdoruesit e kanabisit apo drogave të tjera.
Por dështimi i vitit 2016, ka bërë që policia të marrë masa ekstreme kundër drogës, ndaj metodat që do të përdoren për të arritur tek shitësit e drogës mbeten ende të paqarta.
Sipas strategjisë kombëtare 2017 – 2020 kundër kanabisit, Niko Peleshi do të jetë në krye të strukturës që koordinon punën me ministritë. Pas kësaj duket se pesha e fajit për kanabisin që kultivohet në vendin tonë nuk do të bjerë vetëm mbi Ministrinë e Brendshme. Me dështimin që pati në luftën kundër kanabisit për vitin 2016, kjo ministri u shënjestrua si përgjegjëse kryesore për tonelatat me kanabis qe u eksportuan drejt Italisë dhe Greqisë.
Por edhe këtë nismë, nuk mund ta bënin pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Pjesë e kësaj Task Force kanë qenë edhe specialistë të huaj që i ka dërguar Këshilli Europian.
Për të mos korrur të njëjtin dështim si në 2016, janë kërkuar edhe donacione nga ndërkombëtarët.
Për të forcuar pjesën logjistike, pasi një ndër vështirësitë në vitin e kaluar ishte pikërisht mungesa e mjeteve logjistike për të shkuar në zonat e thella ku mbilleshin parcelat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












