Replika nga Shkupi për Tiranën, Mogherini kërkon që Ivanon të anulojë vendimin

Shares

Kryeministri i qeverisë teknike në Maqedoni që organizoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në këtë vend, Emil Dimitriev ka replikuar sot me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Jam i bindur se edhe pa ndërhyrjen tuaj do të gjejmë zgjidhje për sfidat tona. Fundja, është jokorrekte të ndizni zjarr nacionalist. Gjuha shqipe është e pranishme gjerësisht në Maqedoni. Shqipja, ashtu si turqishtja, serbishtja, gjuha vllehe, boshnjakishtja dhe gjuha rome, bashkë me gjuhën maqedonase është pjesë e kulturës dhe pasurisë së Maqedonisë”, shkruan ndër të tjera Dimitriev.

Ndërkaq përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, ka filluar takimin me të gjithë liderët e partive politike parlamentare. Në takim pritet të diskutohet situata aktuale politike me theks të veçantë vendimi i presidentit, Gjorge Ivanov, për mos dhënien e mandatit liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

Në fjalën e saj Mogherini ka kërkuar që Presidenti Ivanov të reflektojë mbi vendimin që mori dhe deri të hënën të japë mandatin për formimin e qeverisë së re shumicës parlamentare. Partitë të mbahen nga çfarëdo retorike nxitëse që mund të çojë vendin në një konflikt ndëretnik dhe politik. Aktorët politik duhet të kenë parasysh që Maqedonia është shtet multietnik dhe të drejtat e të gjithëve duhet të respektohen, është shprehur zyrtarja e lartë e Brukselit.

Në takimin me Mogherinin VMRO-DPMNE-ja përfaqësohet nga Nikolla Gruevski i shoqëruar nga Nikolla Popovski, Nikola Todorov dhe Aleksander Nikollovski. Ndërkohë Zoran Zaev është nën shoqërinë e Radmilla Sheqerinskës, Oliver Spasovskit dhe Damjan Mançevskit. BDI-ja përfaqësohet nga Ali Ahmeti i shoqëruar nga Artan Grubi. BESA me Billal Kasamin të shoqëruar nga Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli dhe PDSH-ja me Menduh Thaçin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...