Në çadrën e protestës së opozitës vijon skenari i radhës.
Ndërsa një ditë më parë, u improvizua ‘drogimi’ i një vendi, sot vëmendja u kthye tek Dekriminalizimi.
Sipas, opozitës, e majta në pushtet ka në karrige zyrtarësh njerëz me precedentë penalë.
Nisur nga kjo, ata kanë krijuar manekinë me fytyra deputetësh e politikanësh të së majtës duke i ekspozuar në çadër. Aty ndodhen një fytyrash të stamposura në manekinë, si Artur Bushi, Elvis Rroshi, Ilir Beqaj, Mark Frroku, Klement Balili, por nëse ju ka marrë malli dhe për deputetin që sapo hoqi dorë nga mandati, Armando Prengën dhe atë e keni aty.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












