50-vjeçarja nga Vlora, militante e PS-së, u shoqërua në Komisariatin numër 1, ku po mbahet për të shmangur një konflikt. Elkarina Hoxha nisi të bërtasë dhe të shajë, ndërsa fliste ish kryeministri Berisha.
Teksa ai po fliste para protestuesve, një grua jo shumë larg vendit ku ishte Berisha nisi të bërtiste duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe duke krijuar irritim mes militantëve.
“Malokë të qelbur, rroftë Edi Rama, ikni zhdukuni, lugatë, doni të vini në pushtet me shpuarje gomash”, ka bërtitur gruaja.
Disa të rinj kanë ndërhyrë duke e shtyrë gruan për ta nxjerrë nga cadra por në këtë moment ka ndërhyrë deputetja e PD-së, Majlinda Bregu e cila i ka bërtitur të rinjve “mos e godisni është femër” duke ndalur dhunën ndaj saj.
Disa pjesëmarrësve në protestë nuk u pëlqeu ndërhyrja e Bregut dhe nisën t’ia tregonin këtë pakënaqësi, vetë deputetes së PD.
Kjo është hera e dytë që ka provokime tek Cadra këto ditë. Rreth 5 ditë më parë një person qëlloi kryetarin e AK, Kreshnik Spahiu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/















