Media të ndryshme italiane kanë shkruar lidhur me dyshimin dhe groposjen e mbi 30 mijë tonelatave helme të rrezikshme në Shqipëri. Pala shqiptare ka reaguar duke thënë se këto mbetje kanë kaluar nga vendi ynë për të shkuar në Maqedoni.
Por, me anë të një statusi në “Facebook” ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se, “superskandali i mbi 1300 konteinerëve me helme të rrezikshme të nisur për Maqedoni, por që ‘u zhdukën’ në Shqipëri, ka mbushur dje dhe sot faqet dhe ekranet televizive të Italisë”.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Edi Rama ne qender te superskandalit te groposjes se mbi 30 mije tonelatave helme te rrezikshme ne Shqiperi!

Keshtu Rai Neës 24; SkyTg 24; emisionet e lajmeve te Mediasetit; gazeta me e vjeter e Italise “Roma”, jepnin alarmin per zhdukjen ne Shqiperi te mijera konteinereve me helme te rrezikshme ne Shqiperi. Ne parlamentin italian ka nisur hetimi per kete superskandal.
Burime te sigurta njoftojne se Rama drejtoi vet direkt operacionin e futjes se tyre sekret nga doganat e Shqiperise! I bej thirrje prokurorise se pergjithshme te nise menjehere hetimin per kete superskandal qe mund te kete pasoja katastrofike per shqiptaret!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












