Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se është përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike. Behet fjalë për Ylli Vatën, ndaj të cilit me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në datë 13 shkurt të këtij viti. Sipas organit të akuzës, mbi zyrtarin e policisë rëndojnë akuzat e “Kultivimit të lëndëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Burime pranë hetuesve të çështjes bënë me dije se arrestimi për këtë shtetas dyshohet të jetë dekonspiruar, pasi që prej datës kur gjykata vendosi masën e sigurisë në mungesë, Vata nuk është paraqitur më në punë. Emri i tij ka dalë në skenë nga përgjimet e personave të përfshirë në trafikimin e drogës, në nëntor të vitit të shkuar, ku në pranga u vunë 7 persona, njëri prej të cilëve ishte efektiv policie. Konkretisht, të arrestuarit ishin shtetasit Luftar Nelaj, Hashim Nelaj, Elton Haxhia, Bashkim Kodra, Zan Kasmi (punonjës policie), Sami Balloku dhe Aldo Xhaferri.
Hetimi për këtë grup kriminal nisi në muajin korrik të 2016-ës, ndërsa është duke u punuar edhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në kultivimin e drogës. Nga hetimet është faktuar se oficeri Vata duke qenë epror i policëve të zonave ka ndikuar tek ata që të mos kryejnë detyrën për të mbledhur informacion mbi mbjelljen e kanabisit. Madje, në disa raste, ai ka qenë në parcelat me kanabis dhe nuk e ka asgjësuar drogën.
Në dosjen e Prokuroisë është edhe një bisedë e përgjuar, e kryer mes Luftar Nelajt dhe një personi tjetër të shpallur në kërkim, ku në parcelat e këtij të fundit do të shkonte Ylli Vata me grupin e kontrollit. Burimet e lartpërmendura bënë me dije se dyshohet se Vata kishte lidhje me të paktën 3 grupe që kultivonin kanabis në zonën e Kurbinit dhe u merrte atyre nga 20-30% të parave nga shitja e kanabisit, në këmbim të garancisë që u jepte për mosasgjësimin e drogës.
Përgjimet
Shpjegim
A – Luftar Nelaj
B – Personi tjetër
(kultivues parcelash me drogë).
Ylli Vata me grupin e kontrollit të policisë do të shkonte në zonën ku ka parcelat personi i emëruar me germën B.
A – A je tu e marr njiher n’telefon?
B – Po e mar unë, por kur don me ardh trama, nesër?
A – Po… nesër tha jena për rrugë mjes, masi t’pime kafe dikun tha…se kanë punt e veta, o burr… se kan për të shku me therr do kedha me i ven, edhe kur të kthejn, kan për t’ardhë me pa ato tujet.
B – D.m.th., nesër vijn aaaa?
A – Për zotin masdite tha… po pa merak o burr tha, se ska pse me u ashtuna…! …për siguri merre e thuj a ke maru punë me kan thuj, se mori daja thuj se kan për t’ardh o nesër mbasdite n’darket e takoni me i vena ty ke shpia juj.
B – Nesër qy n’mgjes kan me dalë ata eee?
A – Jan me i vena ta tu ashtuna se nuk ma tha… s’jan ka ken a , jan tu ashtu njiher.
B – A vin vet nesër, vet tramal?
A – Po do vin pra se m’tha… se i thash kshu, kshu, mduket kan gjet nji tjetër, asier n’bot tha, kush osh ai tjetër!!! ..kshu e mora vesh i thash se kur kan çu dikën tjetër… po jo or tha, se ato punime do t’i baj na… gjithsesi ti bone i telefonatë e thuj …a ke maru punë thuj se kan për tardh nesër me pa ene shpinë tate, ene ka na…. Shkurt e sakt.
B – Po.
A – Po m’trego t’lutem, aaa?
B – Po.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












