Rikthehet në qendër të vëmendjes, ngjarja e rëndë e ndodhur me 3 dhjetor në Fier, ku Ferdinand Ruko hodhi nga dritarja gruan e tij nga kati i katërt.
Ngjarja e rëndë ndodhi si pasojë e grindjeve te vazhdueshme me njëri-tjetrin.
Kjo ka qenë arsyeja që shtyu gruan e këtij të fundit të denonconte bashkëshortin e saj. Gjykata e Fierit vendosi të pajiste gruan e ndjerë tashmë, me urdhër- mbrojtje.
Por me sa duket nuk ka mjaftuar urdhri i mbrojtjes që bashkshorti i Liljanës të mos e merrte vendimin për aktin e shëmtuar.
Ne seancën gjyqësore Ferdinant Ruko ka kërkuar që fëmijët e tij t`i marrë jetimorja. Kërkese kjo me të cilën nuk është dakord familja e viktimës.
Vëllai i Liljanës, daja e fëmijëve është shprehur se do të luftojë deri në fund për ti rritur vetë nipin dhe mbesën e tij, duke shtuar që është gjithçka kam nga motra.
Në seancën gjyqësore që kryesohej nga gjyqtare Ejona Lazellari, Ferdinand Ruko ka kërkuar që fëmijët e tij djali 7 vjeç dhe vajza 3 vjeçe të mos lihen në kujdestarinë e dajës Robert Zhezha por të shkojnë në jetimore. Në një intervistë për Alb365.com, Roberti thotë mes dhimbjes se ata nuk kanë pse rriten rrugëve si pa njerëz.
“Ata këtu janë në shtëpinë e tyre, janë rritur këtu dhe askush tjetër nuk mund të kujdeset si ne për ta”, thotë ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












