Policia e Durrësit ka arrestuar pronarin e pallatit te Shekmbi i Kavajës, tre katet e fundit të të cilit u shembën pasi ishin pa leje. Në pranga u vu 49-vjeçari Enver Shala, i cili ishte shpallur në kërkim.
Policia sqaron se: Më datë 17. 02. 2017, ora 13:15, te Shkëmbi i Kavajës, pronë e shtetasit të mësipërm, janë shembur tre katet e fundit. Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Tre katet e fundit kanë qenë me konstruksione metalike , të papërfunduara punimet, pasi nuk dispononte leje ndërtimi.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia “dhe“Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”parashikuar në nenet 161 dhe 289 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












