Aksidenti në Lushnjë, humbi jetën studentja e Mjekësisë

Shares

Si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi dje te vendi i quajtur “Bishti i Zhurit” në aksin Kavajë ­Lushnje, një vajzë 23 vjece mbetu e vdekur.

Sipas Policisë, një automjet tip “Mercedez­Benz” ka dalë nga rruga pasi ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Për pasojë ka gjetur vdekjen studentja Jonisa Toromani, 23 vjeçe dhe është plagosur motra e saj B.T. 20 vjeçe.

Jonisa u dërgua me urgjencë në Spitalin e Lushnjës por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Policia për ngjarjen ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Alvi Rrasa, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Sot, Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka shprehur ngushëllimet për humbjen e studentes: “Të dashur studentë dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,

Me hidhërim të thellë, Ju njoftojmë se studentja e vitit të pestë në Fakultetin e Mjekësisë, zj. Jonisa Toromani, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e saj”, thuhet në njoftimin e rektoratit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...