Një vajzë 23 vjeçe ka humbur jetën në një aksident, që ka ndodhur të mërkurën në rrugën automobilistike Kavajë – Lushnjë, pranë rrethrrotullimit tek “Bishti i Zhurit”.
Sipas policisë më datë1 mars 2017 u arrestua Alvi Rr., 25 vjeç, banues në Elbasan, sepse në rrugën automobilistike Kavajë – Lushnje, pranë rrethrrotullimit te “Bishti i Zhurit”, duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë jashtë rruge dhe si rrjedhojë ka sjellë batimin e automjetit.
Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend shtetasia J. T., 23 vjeçe, banuese në Lushnje, pasagjere në këtë mjet.
Nga aksidenti është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja tjetër, B. T., 20 vjeçe, banuese në Lushnje, të cilët pasi morën mjekim në spitalin e Lushnjes, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












