Tregtarët e mëdhenj të naftës kërcënojnë me mbylljen e karburanteve

Shares

Tregtarët e karburanteve kërcënojnë qeverinë se do të pezullojnë aktivietitn e shitjes së lëndëve hidrokarbure. Shkak për këtë është bërë nisma, që disa ditë më parë ministria e Eenergjisë dhe Industrisë u ka prezantuar grosistëve të hidrokarbureve, ku i njoftonte për një vendim që po hartonte për të çuar për miratim në Këshillin e Ministrave, përmes të cilit çdo pikë karburanti duhet të riliçensohej dhe të paguante një tarifë të re pranë bashkive.
Tarifa që ishte prezantuar është 3 milion lekë të rinj për kryeqytetin dhe 1 milion për karburantet në rrethe.
Të njëjtën nisëm qeveria e tentoi edhe një vit më parë, me një tarifë më të shtrenjtë, e cila shkonte në 5 milion lekë, por pas ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, tregtarët fituan të drejtën dhe nuk taksuan.
Unioni i Shoqërive Hidrokarbure ka nisur një letër për kryeministrin, ministrin e Energjisë dhe disa institucione të tjera, ku shprehet se nëse vendoset një tarifë arbitrare, pa pyetur shoqatën, do të pezullohet aktiviteti i shitjes së naftës.
Nga ana e tyre, zyrtarë të Ministrisë së Energjisë thonë se nisma e marrë është kërkuar nga bashkitë dhe se institucionet do të vijojnë bisedimet me shoqatën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...