Policia e Fierit arrestoi trafikantin e fëmijëve, Mikle Ferkon, 37 vjeç, nga fshati Qarr i këtij rrethi.
Arrestimi i tij u bë kuadër të operacionit policor të koduar “Qarri”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve e Trafqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.
Përgjatë viteve të fundit ka mbajtur tre emra Mikel (Arsen, Alberto) Ferko, 37 vjeç, banues në fshatin Qarr, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me Vendimin e datës 18.02.2016, e ka dënuar 13 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i të miturëve”, kryer në bashkëpunim dhe ”Falsifikimi i pasaportave” parashikuar nga Nenet 128/b/3; 189/2 të Kodit Penal
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












