Një gjimnazist nga Vlora i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e së dielës.
16 vjecari nga Fushë Dukati dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri. Megjithatë vdekja e adoleshentit me inicialet D.J., mbetet ende e mistershme.
Në momentin kur adoleshenti ka kryer aktin e vetëvrasjes ka qenë i vetëm në banesë, ndërsa trupi është gjetur nga prindërit e tij, pasi ata ishin kthyer nga Tirana, raporton “Panorama”.
Ata ndodheshin në kryeqytet për shkak se kishin vajzën e sëmurë, ku ishin nisur të dielën që në mëngjes për ta çuar për një kontroll mjekësor. Por 16-vjeçari në orët e vona të së dielës është vetëvrarë me një armë gjahu çifte.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në objektin ngjitur me banesën, që shërbente si kasolle për bagëtitë e imta. Kur prindërit kanë mbërritur në banesë dhe nuk e kanë gjetur të birin brenda, ata kanë provuar ta telefonojnë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Fill pas konstatimit ata sinjalizuan menjëherë policinë, e cila mbërriti në vend dhe kreu veprimet e para, pasi fillimisht u dyshua për një vrasje të mundshme.
Policia ka marrë në pyetje familjarët dhe të njohur të viktimës, por ata nuk kanë ditur të japin një shkak të mundshëm që mund ta ketë shtyrë atë drejt vetëvrasjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












