Kryeministri Rama ka mbajtur mbrëmë një takim me disa prej ministrave të kabinetit të tij dhe drejtues të Partisë Socialiste.
Takimi u zhvillua në vilën qeveritare dhe zgjati rreth dy orë. Në takim kanë qënë të pranishëm zëvëndëskryeministri Niko Peleshi, ministrat Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Damian Gjinkuri, Blendi Klosi, kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruci, nënkryetari Taulant Balla, si dhe Erion Veliaj.
Sipas burimeve, në fokus të mbledhjes ka qenë protesta e opozitës dhe kërkesa e saj për krijimin e një qeverie teknike që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Kryeministri u detyrua të zgjidhte në një ditë kërkesat e grevistëve të Zharrëzës për të shmangur rritjen e pakënaqësisë në Kryeqytet dhe grumbullimin etë pakënaqurve në dy pika të rëndësishme të bulevardit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












