Kreu i opozitës entuziazmon pensionistët, tregon pensionin në Republikën e Re

Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka entuziazmuar sot mijëra pensionistë në të gjithë vendin teksa premtoi se nuk do të ketë më asnjë pensionist që do të marrë më pak se 250 mijë lekë. “Në republikën e re që po vjen me shpejtësi në të gjithë vendin, pensionistët do të marrin shumë më tepër shpërblim për mundimet e tyre. Në fund të mandatit të parë të qeverisë pensioni më i vogël do të jetë 250 mijë lekë”, tha Basha, raporton Droni.al.

“Ne e dimë ku do ti marrim paratë. Nuk do lejojmë më t’i marrin kriminelët, oligarkët , ata që ndezin purot me 50 mijë lekëshe”, tha Kryetari i PD-së.

Premtimi për pensionistët ishte i papritur pasi nuk ishte deklaruar më parë gjatë prezantimeve të programit ekonomik të PD.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...