Një person mbijetoi mbrëmë pas një atentati ndaj tij në Vlorë. Mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:40, në aksin rrugor Risili-Llakatund, pranë vendit të quajtur “Kthesa e Bushajve” shtetasi P.S., 51 vjeç, banues në fshatin Llakatund, duke udhëtuar me automjetin Benz, me targë AA 029 LV, ka dëgjuar disa të shtëna me armë.
Kur ka arritur në banesë, ka konstatuar se mjeti i tij kishte marrë 4 goditje të dyshuara armë zjarri, por vetë nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe për kapjen e autorëve.Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












