EMRAT/ Shkodër, operacion i madh, bllokohen armë e drogë, prangosen 16 persona

Shares

Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës, ka zyrtarizuar operacionin e djeshëm, ndërsa ka dhënë edhe detaje për të arrestuarit dhe armët dhe drogën e bllokuar.
Sipas Policisë, mësohet se dje shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër , kanë finalizuar me sukses Operacionin Policor të Koduar “Early Spring”.
Ky Operacion Policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi të zhvilluar në mënyrë të përbashkët nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër  i cili ka zgjatur për një periudhë  10 mujore, i cili ka qenë i përqendruar për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal. 
Sipas Policisë janë vënë në pranga 16 persona ndërsa janë shpallur në kërkim disa të tjerë.

Të arrestuarit janë

* 1. Dritan Lisaj, 39 vjeç, banues në fshatin Mgullë , Njësia Administrative Pult , Bashkia Shkodër , i dyshuar për kryerjen e veprave penale te “Shpërdorimit të Detyrës”, “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim dhe Prodhim” dhe “Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 248, 283/ 2 dhe 284/ 2 të Kodit Penal, me detyrë  Kryeplak në fshatin Mgullë.

* 2. Gjin Lushi, 61 vjeç, banues në fshatin Xhan, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër,  i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 e 248 të Kodit Penal me detyrë Kryeplak në fshatin Xhan.

* 3. Ndoc Papshaj, 52 vjeç, banues në fshatin Kir , Njësine Administartive Pult Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të Kultivimit të Bimëve Narkotike , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal .

* 4. Gjovalin Gravilaj, 45 vjeç, banues në Plan Gjuraj , Njësia Administrative Pult , Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike , kryer ne bashkepunim” , parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal .

* 5. Llesh Qeftaj, 49 vjeç, banues në Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit te Bimeve Narkotike kryer ne bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 të Kodit Penal .

* 6. Emiljan Qeftaj, 23 vjeç, banues ne Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 te Kodit Penal.

* 7. Nikë Qeftaj, 20 vjeç, banues në Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit te Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 te Kodit Penal.

* 8. Rinaldi Qeftaj, 22 vjeç, banues ne Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit te Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 te Kodit Penal .

* 9. Dedë Koçeku, 47 vjeç, banues në fshatin Pog , Njësia Administrative Pult Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” , parashikuar nga neni  284/ 2 te Kodit Penal.

* 10. Gezim (Gjin) Çakaj, 48 vjeç, banues ne Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë , Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit te Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe shitjes së narkotikëve , kryer ne bashkëpunim , parashikuar nga neni 283/2 e 284/ 2 te Kodit Penal.

* 11. Benard Bungaja, 25 vjeç, banues në fshatin Plan, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

* 12. Gjon Ndresaj, 29 vjeç, banues në fshatin Pog, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër,  i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”, kryer në bashkëpunim”, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

* 13. Mentor Bungaja, 30 vjeç, banues në fshatin Plan, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284/2 i K.Penal.
* 14. Mark Bashi, 40 vjeç, banues në fshatin Mgullë, Njesia Administrative Pult, Bashkia Shkodër,  i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhim dhe Shitje e Narkotikëve” e kryer në në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

* 15. Nikë Bashi, 43 vjeç, banues në fshatin Mgullë, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër,  i dyshuar për kryerjen e vepres penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

* 16.Ndokë Bregu, 63 vjeç, banues në Xhan, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu po punohet per kapjen e disa personave te tjerë të shpallur në kërkim , gjeneralitetet e te cilëve nuk bëhen të ditur për shkaqe të hetimit.

Gjatë këtij hetimi në periudha të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, materialet e mëposhtme:
 
• 31.140 rrënje bime cannabis sattiva.
• 150 kg lëndë narkotike cannabis sattiva.
• 330 gram fare bime narkotike cannabis sattiva
• 9 automjete.
• 22 telefona celularë
• Një mitroloz model 56 kalibri 7.62 mm
• Dy automatikë model 56 kalibri 7.62 mm.
• Dy armë zjarri pistoletë.
• Një sasi fishekësh .

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes e narkotikëve” dhe “Kultivimit te bimëve narkotike, të kryera këto në bashkëpunim”, “Shpërdorimit të Detyrës”,  vepra penale këto të parashikuara nga nenet 248, 283, 284 e 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...