Drejtuesja e bordit të ONM i përgjigjet LSI-së: Ne nuk jemi ekzekutivë

Shares

Drejtuesja e Bordit Ndërkombëtar të Monitorimit të zbatimit të Vettingut, (ONM) Genoveva Ruiz Calavera deklaroi sot se, grupi që ajo drejton ka vetëm natyrë administrative dhe jo ekzekutive.

Dy nga ministriat e LSI-së, Petrit Vasili dhe Klajda Gjosha kanë ngritur rezëervta e tyre për mënyrën e krijimit, përbërjes dhe funksionit të Bordit të ONM, një strukturë që nuk është e përcaktuar në Kushtetutë.

Letra e drejtueses Calavera


Grupi i ONM ka natyrë të pastër administrative. Detyra e tij nën udhëheqjen time mund të krahasohet me atë të njësisë së menaxhimit të projektit qëllimi i së cilës është të lehtësojë dhe të bashkojë punën e Komisonit Europian dhe të qeverisë së SHBA.

Së dyti më lejoni të theksoj se të gjitha rekomandimet në lidhje me zgjedhjen e kandidatëve për formimin e organeve të Vettingut dhe e ardhmja e procesit të Vettingut do të jetë nën mbikëqyrjen e vëzhguesve ndërkombëtar ose do të emërohet nga ONM. Më lejoni të nënvizoj se ONM është një strukturë jo ekzekutive, detyra e të cilës është vetëm të monitorojë dhe të sigurojë rekomandimet përmes procesit të Vetingutt. Të gjitha vendimet ekzekutive i takojnë institucioneve ekzekutive të Shqipërisë”. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...