DETAJET/Grabitet kambisti në Korcë, canta plot lekë

Shares

Një kambist u grabit sot në një rrugë të qytetit të Korcës ndërkohë që kishte një sasi të madhe lekësh në një cantë.

“Më datë 28.02.2017, jemi njoftuar se në lagjen nr 18 në Korçë , rruga “Petraq Shomo” dy persona të maskuar i kanë dalë në rrugë dhe i kanë vjedhur me dhunë shtetasit A.I, një çantë brenda së cilës kishte një shumë lekësh. Nga të dhënat e para, rezulton se dy personat pasi i kanë marrë çantën këtij shtetasi, janë larguar me shpejtësi”, njofton policia.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme neni 139 i Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...