DËSHMIA/Renato Milloshi, ja ku qëndronte i fshehur

Shares

Renato Milloshi ka dëshmuar mbrëmë në polici fill pas dorëzimit të tij në drejtorinë e Tiranës, si i shpallur në kërkim nga Policia si ndihmës i shtetasit Jani Alia në vrasjen e Elton Çiçës, më 1 maj 2016.

Dorëzimi i tij erdhi pas dhjetë ditësh negociata me të kërkuarin, avokatin dhe familjarët e tij.

“Pasi ka shpjeguar pozicionin e tij se nuk është autor direkt në ngjarje, është vetëdorëzuar”, thanë burimet e Policisë, cituar nga panorama.

“Pas ngjarjes jam fshehur në periferi të Tiranës ku kam jetuar në banesa të ndryshme. Me Jani Aliajn nuk kam kontaktuar. Kam dëgjuar që ka ikur jashtë vendit”, ka rrëfyer shkurt Milloshi.

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, avokati i Renato Milloshit mësohet se ka hyrë në kontakt me Policinë dhe ka negociuar vetëdorëzimin e të riut. Emri i Renato Milloshit si i dyshuar për ngjarjen u bë publik rreth një muaj pas vrasjes së Elton Çiçës, nga shtetasi Jani Aliaj.

Zyrtarisht nga Policia e Tiranës thuhet se 36- vjeçari Renato Milloshi u paraqit mbrëmë me vullnetin e tij në polici bashkë me avokatin. Ai mësohet se ka qenë jashtë Shqipërisë deri një muaj më parë, kur është rikthyer në vendin tonë.

Bazuar në provat e gjetura në vendin e ngjarjes, nga pamjet e kamerave dhe nga një sërë informacionesh të tjera, Policia dhe Prokuroria akuzuan Renato Milloshin si ndihmës në ngjarje.

Më konkretisht, sipas Policisë, Milloshi akuzohet se ka drejtuar makinën tip “Ford” me ngjyrë të zezë, me të cilën Jani Aliaj ka lëvizur natën e vrasjes së Elton Çiçës në Tiranë. Shpallja në kërkim e Renato Milloshit u bë pikërisht pas identifikimit të makinës nga kamerat e sigurisë.

Elton Çiça u vra me dy plumba nga një person që hyri në lokalin “De Niro”, më 1 maj 2016, në orët e mbrëmjes. Viktima u qëllua në tavolinë, ku ndodhej bashkë me një zyrtar të Policisë, një gazetar dhe një mjek, të tre të njohur të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...