Denoncimi, “më grabitën dy persona me motor”, pas hetimeve i zbulohet sekreti…

Shares

Një i ri denoncoi se e grabitën, por në fakt po fshihte një mashtrim. Burime bëjnë me dije se i riu G. Gj., ka denoncuar në polici se rreth orës 04:00  të mëngjesit, në rrugën ”Bab Rexha”, dy persona të panjohur, me një motor i kanë marrë me dhunë, portofolin me 200 euro dhe 18.000 lekë.
Policia nisi hetimet, por pas tyre doli edhe sekreti. I riu në fakt e kishte sajuar gjithë ngjarjen, pasi sipas policisë, në dëshminë e tij ka mospërputhje.
Sipas policisë, ka një mospërputhje me kohën që i riu thotë se ka qenë jashtë shtëpisë së tij.
Nuk ka ende të dhëna se përse i riu ka sajuar grabitjen e parave, por policia thotë se një nga dyshimet mund të jetë humbja e parave në ndonjë loto dhe për të justifikuar këtë u detyra të bëjë lojën me grabitje.
Policia gjithsesi po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...