Renato Milloshi
Renato Milloshi, një ndër personat e përfshirë në vrasjen e Elton Cicios tek kafe De Niro në afërsi të Bllokut në Tiranë është vetdorëzuar sonte.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Milloshi u dorëzuar pas negociatave me policinë.
Pas renatos kla mbetur pa arrestuar vetëm një nga vrasësit e përfshirë në atentat, Jani Aliaj.
Ky i fundit ka qenë në shërbim prove kur kreu krimin.
“Jani Alia ka qenë me shërbim prove gjatë periudhës kur bëri vrasjen. Ai ishte dënuar me 4 muaj burg për shkeljeve të rregullave të qarkullimit, pasi u kap në rrugën ‘George Bush’ në Tiranë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur”.
Ky dënim është pezulluar nga gjykata duke e kaluar Jani Alia në shërbim prove duke e lënë atë 18 muaj në këtë shërbim. Kushti kryesor që gjykata i ka caktuar ka qenë mos konsumimi i alkoolit dhe mos shoqërimi me persona të dënuar.
Ky kusht është thyer nga Jani Alia pasi shoku i tij Renato Milloshi rezulton i dënuar disa herë nga gjykata e kryeqytetit.
Edhe pse kishte vetëm një muaj që ishte dënuar dhe mbante kontakte të vazhdueshme me shërbimin e provës, Jani Alia ka organizuar vrasjen e hasmit të tij, duke eliminuar brenda në lokal “De Niro”, Elton Çiçën.
Elton Cico
“Më datë 01.05.2016, rreth orës 22:10, në rrugën ”Gjin Bue Shpata”, në ambjentet e lokal ”Bar Kafe Deniro”, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Elton Çiça, 36vjeç, banues në Tepelenë, i cili ka humbur jetën gjatë trasportimit për në spital. Shtetasi Elton Çiça, ka qënë në shoqërinë e shtetasve: A. T., S. K. dhe shtetasi Redjan Rraja, 31 vjeç, banues në Krujë, i cili u arrestua për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, parashikuar nga Neni 301 i Kodit Penal. Në momentet që këta shtetas kanë qënë duke qëndruar, në lokal ka hyrë një shtetas i cili është afruar drejtë shtetasit Elton Çiça, duke e qëlluar tre herë me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














