Pas reagimit të komisionerit Hahn për bordin e ONM, Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka nisur një tjetër letër në drejtim të presidentit, kryeministrit, kreut të Kuvendit dhe Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin.
Letra mban datën 20 shkurt 2017.
Në këtë letër, Vasili rinënvizon faktin se ngritja e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është antikushtetues.
Sipas Ministrit edhe
“kërkesa formale dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm, që referohet edhe në letrën e z. Hahn, rezulton të jetë jo në zbatim të Kushtetutës dhe një kërkesë e tillë nuk përfaqëson vullnetin e Këshillit të Ministrave, si organ kolegjial, në konstituimin e ONM-së, pasi edhe vetë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, nuk gëzon asnjë funksion të veçantë sipas Kushtetutës, që ti lejojë atij t’i kërkojë Bashkimit Europian të fillojë procedurat e konstituimit te ONM-së dhe fillimin e ushtrimit të funksioneve të saj”.
“Zyrtarët e BE-se referojnë të kenë komunikuar me Qeverinë e Republikes se Shqiperise, por ne fakt kane komunikuar me Sekretarin e Pergjithshem te Keshillit te Ministrave, pa autorizimin nepermjet vendimarrjes se Qeverise se Republikes se Shqiperise. Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave de jure, eshte pjese e nepunesve civile te administrates publike, por qe de facto ne rastin konkret, ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjin, ka ushtruar kompetenca qe nuk i ka patur, apo qe nuk i jane dhene ndonjehere. Kjo eshte dhe fryma e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe amendamenteve te saj, te miratuara ne menyre konsensuale ne daten 21-22 korrik 2016” shton më tej ai.
Në letër Vasili, ripërsërit shqetësimet e ngritura më herët rreth kësaj çështje.
“Shqetesimet e ngritura nga Ministri i Drejtesise, dhe qe vazhdojne te jene ende ceshtje te rendesishme per analize, diskutim e vendimmanje, sidomos tashme edhe nen driten e fakteve te evidentuara nga letra e z.Hahn, jane:
a) menyra e komunikimit dhe qasja e Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise me institucionet e Bashkimit Europian;
b) si dhe roli ne procesin e rivleresimit kalimtar te Bordit te Menaxhimit te ONM-se, perberja e tij, si dhe menyra e koordimit apo bashkepunimit me qeverine shqiptare, institucionet e tjera publike apo private”.
Vasili shton se
“Kushtetuta flet qarte per ONM-ne, por nuk ka asnje percaktim per Bordin e saj, i cili ne te gjitha komentet, perfshire dhe komentet qe vijne nga Bashkimi Europian, nenkuptohet apo konceptohet si i mireqene. Ky eshte nje qendrim i pabazuar ne Kushtetute e ligj, pasi institucioneve te papercaktuara me ligj, nuk mund fu jepen detyra dhe pergjegjesi, perdryshe veprimtaria e tyre do te ishte e atakueshme juridikisht, e diskutueshme dhe ne kete menyre do te demtonte edhe kredibilitetin publik te reformes ne drejtesi”.
“Po keshtu, edhe ne Marreveshjen Administrative per Bashkepunim lidhur midis Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes (Komisionit Europian dhe Departamentit te Shtetit), per te cilen theksoj qe nuk eshte nje marreveshje nderkombetare referuar pikes 2, te nenit B, te Aneksit te Kushtetutes, nuk gjendet ndonje percaktim apo dakordesi per ngritjen e nje Bordi, por referohet vetem vullneti per te vene ne dispozicion ekspertet, qe do te luanin rolin e vezhguesit ne perputhje me detyrat qe Kushtetuta detyron, si dhe referohet projekti perkates IPA, qe do te mbuloje fmancimin e procesit te rivlerësimit”.
Per sa me lart, thekson në fund të letrës Vasili,
“mendojme se reflektimet jane te domosdoshme. Ato do te ndihmonin ne soliditetin kushtetues dhe ligjor, ne transparencen maksimale, si dhe rolin e qarte e te bazuar ne ligj te te gjithe aktoreve gjate procesit te rivleresimit kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












