Një shqiptar mbahej prej kohësh nën vëzhgim. Ai ishte i papunë por shpenzimet i kishte të shumta. Policia italiane në Asti ka arrestuar 45-vjeçarin shqiptar Eduard Sinani.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së Sinanit është gjetur më shumë se 50 gram kokainë e paketuar. Droga ishte e cilësisë së lartë dhe ishte ndarë në porcione gati për shitje.
Dyshohet se ai është pjesë e një grupi kriminal që merret me trafikun e drogave të rëndë në zonë. Hetimet janë ende në vazhdim për të mësuar se ku është burimi i drogës. Sinani pas arrestimit është dërguar në burg.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












