Qyteti i Burrelit u trondit mbrëmjen e djeshme kur një sasi eksplozivi shpërtheu duke dëmtuar magazinën në pronësi të biznesmenit Mexhit Sina, 55 vjeç.
Disa orë pas ngjarjes mësohet se Sina ka mbajtur më herët edhe postin e nënkryetarit të Bashkisë së Burrelit, si përfaqësues i Partisë Socialiste.
Ndonëse policia ka nisur hetimet për ngjarjen, nuk dihet ende me saktësi shkaku i vendosjes së tritolit në derën e biznesit të tij. Blutë e qytetit të Burrelit thonë se kanë shoqëruar disa persona për ngjarjen, por janë ende duke
Lënda eksplozive e dyshuar tritol ishte vendosur në pjesën ballore të një magazine të tregtimit të miellit në pronësi të Mexhit Sinës. Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht grila prej llamarine e derës që hyn në magazinë si dhe një pjesë e vogël e faqes së murit në krah të derës, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












