Drejtoria e Shëndetit Publik në Lushnje jep alarmin për hepatitin A. Shumë banorë të një fshati janë infektuar ngaqë ujërat e zeza janë përzierë me ujërat e bardha.
Disa fëmijë prej një muaji ndodhen në spital. Banorë të fshatit Skilaj, të njësisë administrative Karbunarë, janë të infektuar me hepatit A. Shkak mendohet uji i pusit. Të parët me hepatit ishin fëmijët e familjes Nezha.
Hepatiti A është forma e hepatitit që merret direkt nga goja. Mjekët pediatër thonë se të vegjlit kanë konsumuar ujë të ndotur në parametrat maksimale.
Uji i puseve të kontaminuar mbetet shqetësim i përhershëm për Drejtorinë e Shëndetit Publik në Lushnjë. Pus shpimet individuale përdoren të pakontrolluara. Masat për klorinimin e ujit nuk janë marrë asnjëherë nga familjet.
Infektimi nga hepatiti A i një lagjeje të tërë në fshatin Skilaj, solli mbylljen e menjëhershme të puseve të ujit. Ndonëse rasti u izolua, problemi mbetet prezent sepse shumë fshatra të tjerë në bashkinë e madhe të Lushnjës nuk kanë rrjet të ujit të pijshëm, por përdorin për konsum familjar ujin e puseve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











