Kryetari i PD-së ka goditur sot me deklaratat e tij tranzicionin e zgjatur shqiptar për të cilin ka thënë se do t’i japim fund. Basha tha se do të shembim Republikën e Vjetër dhe do të ngremë Republikën e Re e cila ndryshon prej tjetrës.
“Konsensusi i qytetarëve për të themeluar Republikën e re po ngrihet dita ditës. Njerëz të harruar po shtohen cdo ditë në rradhët e ushtrisë së njerëzve të lirë. Misioni nis me zgjedhjet e lira e të ndershme por nuk përfundon këtu, ai përfundon kur të kemi varrosur Republikën e vjetër dhe të kemi ngritur Republikën e re. Rradhët e ushtrisë së Republikës së re po shtohen dita ditës. Partitë politike i kanë mbyllur shpesh kauzat e mëdha me pazare të vogla. Kjo nuk do të ndodhë më. Interesat e kësaj levizjeje janë mbi interesat e cdo partie politike, përfshirë dhe PD, përfshirë dhe Lulzim Bashën”.
Në vijim Basha tha se opozita nuk do të kthehet në Parlament. “I kërkojmë Ramës të hapë rrugë për një qeveri të vullnetit të mirë. Nuk kthehemi në parlament që është i kriminelëve. Prej këtu do të nisë parlamenti i ri që do të jetë i qytetarëve. Nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje fasadë, zgjedhje për të kaluar rradhën, me këtë qeveri dhe më këtë kryeministër, nuk ka për të pasur. Kush nuk e ka dëgjuar le ta dëgjojë”, tha Basha duke replikuar në distancë me ata që janë për hyrjen në zgjedhje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












