Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka paralajmëruar një tjetër protestë masive ndërsa ka sqaruar sot për mediat deklaratat e djeshme të kryetarit Lulzim Basha për reagim të dhunshëm në protestë, si një mënyrë për të larguar këtë qeveri. Sipas tij deklaratat e kreut të PD-së janë nxjerrë jashtë kontekstit.
“Z.Basha nuk ka bërë thirrje për reagim të dhunshëm, është nxjerrë jashtë kontekstit, – tha Spaho. Më 18 shkurt, aq qytetarë sa ishin në shesh protestuan paqësisht, sepse nuk është dhuna në natyrën e PD-së dhe kjo do jetë mënyra sesi do të veprohet në të ardhmen”, u shpreh Spaho, ndërsa paralajmëroi një tjetër protestë masive.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












