Rama, ligj të ri për minoritetet, “një karrotë” për Dulen?

Shares

Kryeministri Rama nuk ka asnjë marrëdhënie me kreun e minoritetit grek, Vangjel Dule, por megjithatë ka lajmëruar sot një ligj të ri për minoritetet. Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale, Kryeministri thotë se ligji i ri siguron harmoninë ndëretnike në vend.

“Minoritetet janë pasuri shoqërore e kulturore e një vendi dhe minoritarët grekë në Shqiperi janë e do të jenë në shtepinë e tyre; me liri, të drejta e detyrime të barabarta me shqiptarët. Cilido që do të mundohet ta perdorë minoritetin grek si ure zjarri për qëllime politike është i dënuar të dështojë. Vëllazeria tradicionale mes qytetarëve të zakonshem shqiptarë e minoritarë, është busulla e politikës sonë ndaj minoritetit. Ligji i ri për minoritetet e bën Shqiperinë kontribuese shëmbullore në rajon për harmoninë ndëretnike”, komenton Rama

Kryeministri e ka vënë theksin tek minoriteti grek ndërkohë që prej disa vitesh ka marrëdhënie shumë të ftohta me përfaqësuesit politikë të këtij minoriteti në Parlament.

Rezoluta e fundit e PE përmbante edhe kërkesën për respektim të minoriteteve në Shqipëri, një kërkesë që u përfshi në rezolutë pas këmbënguljes së deputetëve grekë në PE.

Rama po merr pjese ne nje forum ne Sarande qe lidhet ceshtjen e minoriteteve ne Shqiperi. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...