Raina Kovaci tregon si e hoqi Gëllçi nga puna

Shares

Raina Kovaçi e cila u hoq nga zyra e saj sepse e bija këndoi në protestë, tregoi para protestuesve të opozitës mënyrën që u përdor për ta larguar nga zyra.

“Mënyra e shkarkimit tim nga vendi i punës vjen si pjesë e metodave aq demode të kësaj qeverie, të cilët edhe pse të harruara prej kohe, tani na kujtojnë kohët e errta të atij regjimi të errët që kaloi Shqipëria. Jam munduar të çoj përpara emrin e Shqipërisë. Kur punova në RTSH u përpoqa ta ktheja dhe ta përmirësoja imazhin e vendit tim, por gjithë kjo punë nuk vlejti. Pas gjithë këtij mundimi më erdhi shkresa nga punëdhënësi. Jam shumë e indinjuar për këtë që më ndodhi dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë shqiptarët që të vijnë dhe të tregojnë problemet e tyre”.

Raina Kovaci është e bija e Ramiz Kovacit, tenorit të famshëm të TOB, emrin e të cilit e mban edhe një rrugë në kryeqytet.

TVSH ka reguar në lidhje me shkarkimin e Kovacit duke treguar se bëhej fjalë për një transferim nga sektori me jashtë ku ajo punonte prej vitesh tek zyra e përkthimit.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...