PD do të inkurajojë protesta lokale në të gjithë vendin porsa kohë Protesta e madhe mbahet tek cadra para Kryeministrisë. Kjo ka qenë edhe strategjia e re e opozitës që është diktuar nga kryetari i PD-së Basha me drejtuesit lokale të kësaj partie si dhe me anëtarët e kryesisë.
Protesta e PD për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira ka hyrë sot në ditën e tetë ndërkohë që ende nuk ka ndonjë lëvizje publike nga qeveria për të konsideruar kërkesat e opozitës.
Protesta është parashikuar të vijojë për një kohë të gjatë dhe mbajtja e ritmit të saj është një nga sfidat me të cilat do përballet PD në ditët në vijim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












